Presidenti kërkon të dijë si u zgjedh eksperti në Komisionin Hetimor për deportimin e shtetasve turq

Në raportimin  e Presidentit Hashim Thaçi para Komisionit Parlamentar Hetimor për deportimin e shtetasve turq, anëtarët e këtij komisioni nga pozita, PDK dhe AAK i kanë dhënë të drejtë Presidentit në kërkesën e tij për të marrë informacione për ekspertin e angazhuar në këtë komision.

Deputeti nga AAK, Muharrem Nitaj tha se nuk kanë pasur shumë informacione për ekspertin e angazhuar amerikan dhe se ai është kontraktuar nga deputeti i VV-së, Sami Kurteshi.

“Realisht nuk kemi shumë informacione për ekspertin, e vërteta është që është kontraktuar me ndihmën e Sami Kurteshi ka qenë asistent i tij sa ka qenë avokat i popullit. Nuk kemi informacione, nëse ju si president keni informacione ju lutem na e thoni, në rastin konkret eksperti është marrë me përgaditjen e një draft rapprti dhe ky raport eventualisht mund të hedhet poshtë. Lutja ime është nëse keni çfarëdo informacioni na thoni në këtë komision”, tha ai.

Për këtë reagoi kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla tha se nuk qëndron kjo çka e tha Nitaj.

“ Ky ekspert është angazhuar pas propozimeve të deputetëve dhe sekretarisë, kanë pasë të drejtë krejt me prezantu ka një propozim. Janë juristat e komisionit dhe sekretaria që kanë mbikëqyrë punën procedurale”, tha ai.

Kurse anëtari nga PDK, Hajdar Beqa tha se eksperti ka qenë i propozuar prej Sami Kurteshit,

“Eksperti ka qenë i propozuar Xhelal prej juve, në CV shkruan se ka punuar tek Avokati i Popullit në kohën sa ka qenë Sami Kurteshi aty. Na kemi marrë mandatin në bazë ligjore, por na e kemi shkelë ligjin, jo ti dhe Dritoni me e qu atë ekspertizë tek prokurori. Ne kemi pas raste kur ne ishim në seancë në ora 10:00, ju me dy tre vetë bojshi intervista, unë konsideroj që ke hupë kredibilitetin dhe jo ligjërisht e ke zgjat mandatin”, tha Beqa.

Para kësaj here Thaçi katër herë radhazi nuk kishte shkuar për t’u intervistuar në komision. Njëra ishte para tre ditësh, ku Thaçi për herë të parë kishte kërkuar që ta shtyjnë atë për sot.

Ndërsa herave të tjera anëtarët e komisionit arsyet e mos shkuarjes së tij për intervistim në komision i merrnin përmes medieve.

https://kallxo.com/thaci-merr-ne-pyetje-komisionin-hetimor-per-deportimin-e-shtetasve-turq/?fbclid=IwAR2gldy-VlhPXHDMq5EmRwQMEvEWjy_rXAlFShs-UbFHap-o_URlnr31zmY

Presidenti Hashim Thaçi raporton para Komisionit Parlamentar Hetimor për deportimin e shtetasve turq

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 26 avril 2019