Las Vegas pas sulmit. Foto: Fox News/Printscreen.
Presidenti e Kryeministri Ngushëllojnë Amerikën
Pas të shtënave në një koncert që shkaktoi vdekjen e më shumë se 50 personave, ShBA-në e kanë ngushëlluar Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.
“Kosova mban zi për viktimat dhe lutet për familjet e atyre që u goditën nga ky sulm”, shkroi Thaçi në Twitter, i shokuar për humbjet e shumë jetëve.
Edhe fjalët ngushëlluese të Ramush Haradinajt ishin të ngjashme.
“Jam i tronditur nga lajmet që vijnë nga Las Vegas-i dhe Amerika, ku nga një sulm barbar, mbetën të vrarë dhjetëra dhe u plagosën qindra amerikane dhe amerikanë”,tha Haradinaj, duke konstatuar se “egërsia dhe barbaria sot kanë shkaktuar shumë vuajtje në Las Vegas”.
Sipas CNN-it 58 persona kanë vdekur e 500 janë plagosur nga të shtënat në një koncert në Las Vegas.
Sulmuesi, që gjithashtu është vrarë, kishte qëlluar nga kati i 32-të i një hoteli, ndërsa të shtënat sipas dëshmitarëve kishin zgjatur 15 minuta.