Foto: Kallxo.com

Presidenti dorëzon raportin për bisedimet me Serbinë por jo transkriptet e takimeve me Vuçiqin

Bashkëkryesuesit e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, kanë dalë nga takimi i sotëm me Presidentin Hashim Thaçi, me disa dokumente në duar.

Ata kanë marrë nga Thaçi një raport rreth temave të cilat ky i fundit, përgjatë viteve, i ka diskutuar me homogun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga bashkimi Europian.

“Sapo ishim në takim, kjo si pjesë e kërkesës sonë për dorëzim të dokumentacionit që presidenca e ka për takimet në Bruksel, poashtu takim i rregullt që po mundohemi ta ndërtojmë si traditë ku do të kemi konsultime me akterët”, tha Ahmeti pas takimit.

Ai foli edhe për përmbajtjen e dokumenteve të cilat i kanë marrë nga Presidenca.

“Sot na u dorëzua ky raport mbi fazën përfundimtare dua t’i potencoj dy gjëra: ky është raport i Presidencës për delegacionin shtetëror, na është raportuar mbi temat, nuk është transkript por raport për temat si të zhdukurit, të zhvendosurit, trashëgimia kulturore e dy shteteve”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se do ta diskutojë këtë raport me anëtarët tjerë të delegacionit shtetëror.

Por Ahmeti tha se ka dalë nga ky takim me një përgjigje nga Thaçi se “nuk ka një draft marrëveshje të shkruar me Serbinë” deri në këtë fazë të dialogut.

21 Janar 2019 - 15:20

Arta Sopi 21/01/2019 - 15:20
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend