Presidenti Hashim Thaçi me drejtorin e USAID-it James Hope

Presidenti dekoroi drejtorin e USAID-it James Hope

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medalje presidenciale drejtorin e USAID-it James Hope.

Presidenti Thaçi me këtë rast tha se nuk ka qytetar në Kosovë që nuk e njeh USAID se të gjithë kanë marrë ndihmë në një formë apo në një tjetër.

“USAID ka ndihmuar Kosovën në ditët më të vështira dhe ka ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës. USAID ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës”, ka thënë presidenti.

Drejtori i USAID, James Hope ka thënë se ndihet i nderuar dhe i privilegjuar për medaljen.

Ai ka njoftuar se pas dy ditësh e përfundon mandatin në Kosovë.

“USAID do të mbështes Kosovën drejt rrugës drejt BE-së dhe jam optimist për një të ardhme më të mirë evropiane”, ka thënë Hope.