Prapaskenat e amnestimit të korrupsionit në qeveri

Në emisionin e sotëm “Drejtësia në Kosovë” sonte mund të ndiqni hulumtimin për shkeljet që gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur në vendimet e lëndëve të korrupsionit në gjykatat themelore dhe atë të Apelit.

Hulumtimi zbardh detajet se pse u hodh poshtë aktakuza e Zëvendës Kryeministrit Dalibor Jevtiq nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe konstatimin e nxjerrë nga Gjykata Supreme se në këtë rast kishte vepër penale,

Hulumtimi zbardh se vendime të ngjashme të lëndëve të korrupsionit Gjykata Supreme ka gjetur edhe në dy vendime që fillimisht ishin gjykuar në Gjykatën Themelore të Gjilanit e me pastaj edhe në Gjykatën e Apelit.

Atje 3 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ishin liruar nga akuza e ngritur nga Prokuroria e Gjilanit e cila kishte pretenduar se ja kanë mundësuar një biznesmeni nga Gjilani të fitojë një grant mbi 200 mijë euro.

Po ashtu edhe rasti tjetër i akuzës së një doktori nga Gjilani i cili kishte kërkuar para mito ishte hedhur poshtë nga dy gjykatat mirëpo shkeljet ishin vërtetuar vetëm në Gjykatën Supreme.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet sonte në ora 22:20 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të Kallxo.com kurse repriza transmetohet të hënën në mesditë.