QKUK Emergjenca

Pranon tretman në QKUK pas rrahjes nga burri

Një grua ka pranuar mbrëmë tretman mjekësor në QKUK pas rrahjes nga burri i saj.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40, në Obiliq, ku është arrestuar një person i dyshuar për sulm dhe dhunë në familje.

Policia  ka njoftuar se i dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.