Pranon 500 euro false, gruaja njofton policinë

Një grua ka raportuar në polici se nga një person ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë të 500 eurove të cilat dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Gjilan.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me identifikimin e të dyshuarit që ka dhënë paratë e dyshuara si të falsifikuara.

Sipas policisë, është duke u hetuar rasti ende.