?????????????

Praktikë e Studentëve në Ministrinë e Financave

Ministria e Financave dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot nënshkruan memorandum bashkëpunimin për angazhimin e studentëve në punë praktike në kuadër të agjencive të Ministrisë së Financave.

Studentët sipas memorandumit do të paguhen për 3 m uaj brenda një viti të praktikës

Ramadan Zejnullahu, rektori i UP-së foli për të mirat e këtij memorandumi.

“Ky memorandum studentëve të disa njësive do t’u krijojë benefite domethënëse në studimet e tyre. Ne me anë të këtij memorandumi do të bëjmë përshtatjen e reformave dhe programeve tona me tregun e punës,” tha Zejnullahu.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ne si ministri e kemi obligim që ta ndihmojmë UP-në.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë ata studentë që njohuritë që i marrin në universitet t’i shohin në praktikë,” tha Hoti.

Nga memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Financave dhe Universitetit të Prishtinës kryesisht pritet të përfitojnë studentët e shkencave sociale, veçanërisht nga ekonomia dhe juridiku dhe një pjesë nga shkencat e teknologjisë informative.