Pozita buxhetin e vitit 2019 e konsideron buxhet të ‘shpresës’

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar debatin për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi Ndarjen Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Me këtë rast Blerim Kuqi, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë që ky buxhet është buxhet i shpresës.

“GDP-ja ka rritje prej 4.7 për qind në Kosovë. Asnjë vend në rajon dhe në BE nuk i ka këto tregues ekonomik. Kemi shpresë së ky është një buxhet I shpresës por normalisht që edhe ne kemi vërejtje. Më duhet të them se ishte një tendence që këtij buxheti të i ipet orientim partiak këtij buxheti”, tha ai duke theksuar se AAK e mbështet këtë buxhet.

Enver Hoti deputet nga NISMA ka thënë që ky grup parlamentar do ta mbështes buxhetin për vitin 2018.

“Për herë të parë kemi një buxhet me një rritje të tillë I cili do të ndikoj në mirëqenien e qytetarëve dhe ekonomisë së vendit, prioritet e paraqitura nga qeveria siç është ministria e shëndetësisë, arsimit dua të them se kolegët opozitarë si nuk ju ranë sy rritje prej 80 për qind në agjencinë e punësimit. Kritika për skemat sociale është një hipokrizi e opozitës sepse nuk është barrë vetëm e kryeministrit aktual” tha ai duke shtuar se NISMA do ta mbështet këtë buxhet”, tha Hoti.

Në anën tjetër edhe PDK-ja i ka dhënë përkrahje këtij buxheti.