Politikanët e kanë të vështirë kontaktin me të rikthyerit nga Siria

Prekja e dorës së pushtetit njihet edhe si momenti kur njerëzit e indoktrinuar nisin të mos e kontestojnë sistemin demokratik .

Hulumtimi i emisionit “Drejtësia në Kosovë” tregon se në Komunat Kaçanik dhe Han i Elezit, të cilat u vlerësuan për të keq lidhja e politikes me njerëzit e rikthyer dhe familjet e tyre vazhdon të jetë problem që nuk ka zgjidhje.

Të paktën jo deri kur kryetarët të kenë profesionist afër vetes që do t’i këshillonin se di do t’i qasen problemit.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi thotë se kanë biseduar me të rikthyerit nga Siria në raste kur kanë pasur miqësi me ta.

“Kemi edhe raste kur kemi familjar që kemi qenë në miqësi me ta, kemi biseduar, ka edhe organizata tjera që kanë qenë këtu dhe kanë kontaktuar herë pas here, ndoshta si një dukuri e re për familjet ka qenë shqetësuese në këtë drejtim por besoj se me kohë gjithçka do të kaloj në këtë drejtim”, thotë Ilazi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Hanit të Elezi, Rufki Suma thotë se ai personalisht ka biseduar me p të rikthyerit nga lufta në Siri.

“Ne si Komuna kemi pasur dëshirë, unë personalisht kam biseduar me pjesëmarrës në luftëra të huaja, ose vetëm që janë dënuar për çështje të ekstremizmit, një pjesë e tyre kanë bërë edhe kërkesa në komunë që t’i ndihmohet në realizmin e ndonjë projekti”, thotë Suma.

Emisionin e plotë të “Drejtësia në Kosovë mund ta ndiqni më linkun e mëposhtëm:

.

24 Nëntor 2018 - 08:36

Afërdita Fejzullahu 24/11/2018 - 08:36
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend