Policit nga Vushtrria i vidhet alltia

Fillimi i këtij viti, njërin nga zyrtarët policor e gjeti pa armën zyrtare.

Kjo për arsye se policit me inicialet Sh. T, i cili punon në Stacionin Policor në Vushtrri i ishte vjedhur arma në shtëpinë e tij.

Rreth tetë muaj më parë, disa persona të cilët ende nuk janë identifikuar nga ana e policisë, kishin cak të vjedhjes shtëpinë e zyrtarit policor me inicialet Sh. T.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është raportuar një vjedhje e rëndë e cila ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor. Në kuadër të kësaj vjedhje, të dyshuarit kanë vjedhur edhe armën e zyrtarit policor”.

Tutje, Zahiti tregon se policia tash e tetë muaj po vazhdon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar të cilët kanë kryer vjedhjen.

 

08 Nëntor 2018 - 21:07

Afërdita Fejzullahu 08/11/2018 - 21:07
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend