Foto: KALLXO.com

Policia vazhdon aksionin kundër lojërave të fatit e bixhozit, 2 të arrestuar në Podujevë

21 vjeçari, E.H., pronar i një lokali dhe punëtori i tij 23 vjeçar A.H., janë arrestuar nga Policia për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Policia njofton se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, pas marrjes së një informate dhe hetimit rreth saj më 16.07.2019 ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Arrestimi është bërë sot në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Policia tregoi se gjatë një bastisjeje në një lokal dhe në një shtëpi kanë konfiskuar dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në mbajtje.

Në mars të këtij viti kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për ndalimin e Lojërave të Fatit.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për mbylljet e lokaleve të lojërave të fatit e arrestimet.

Vetëm disa ditë më parë KALLXO.com raportoi ekskluzivisht për aksionin e gjerë të Policisë kundër lojërave të fatit në Gjakovë.

https://kallxo.com/aksioni-i-policise-ne-gjakove-kunder-lojerave-te-fatit-ne-pranga-tete-persona/

https://kallxo.com/foto-policia-mbyll-lokalet-e-dyshuara-per-bastore-ne-gjakove/

https://kallxo.com/detaje-nga-aksioni-i-specialeve-ne-gjakove/

https://kallxo.com/foto-operacion-i-madh-ne-gjakove-rreth-100-police-ne-aksion/