Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Policia te Qeveria Urdhëron Aterrimin e Dronit

Në raportin e përditshëm, policia njofton se dje në mëngjes ka urdhëruar aterrimin e një droni që ishte ngritur pa autorizim te objekti qeveritar.

“Njësiti policor derisa ishte duke inspektuar objektin e qeverisë, ka vërejtur se dy të dyshuar meshkuj shtetas holandezë kanë ngritur një ‘dron’ dhe nga të njëjtit është kërkuar që të  njëjtin ta  aterrojnë”, thuhet në raportin e policisë.

Policia bën me dije se për këtë ngritje të paautorizuar të dronit e ka njoftuar Agjencinë e Aviacionit Civil.

Rastin e ngritjes së dronit policia e ka regjistruar si incizim të paautorizuar.

Në maj të vitit të kaluar policia kishte konfiskuar një dron që xhironte ndërtesën e qeverisë.

http://kallxo.com/policia-konfiskon-dronin-qe-xhironte-ndertesen-e-qeverise/