Policia sulmohet në Veri, kundërpërgjigjet me Kallashnikov

Rreth orës 19:40 disa zyrtarë policorë të Kosovës janë sulmuar në fshatin Joshanicë të Leposaviqit.

Rasti ka ndodhur në momentin kur zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalonin një automjet, për të cilin dyshonin se po bartte mallra të kontrabanduara.

Shoferi nuk e ka ndalur automjetin dhe gjatë ikjes ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë duke tentuar që t’i godasë me automjet.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme, Baki Kelani.

“Rasti ka ndodhur përderisa njësia patrulluese kufitare ne fshatin Joshanicë, komuna e Leposaviqit, ka tentuar ta ndalojë një automjet të dyshuar për kontrabandë, mirëpo i njëjti nuk është ndaluar dhe gjate ikjes ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë, duke tentuar që t’i godasë me automjet zyrtarët policorë të cilët ishin në detyrë”, ka treguar zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.

Duke e parë rrezikun e drejtpërdrejtë për jetë, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armët zyrtare, shtoi Kelani.

“Nuk raportohet për persona te lënduar, përderisa veprimet policore dhe hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, ne bashkëpunim edhe me prokurorinë kompetente”, tha Baki Kelani.

KALLXO.com mëson se policia kishte tentuar t’i ndalojë të dyshuarit duke gjuajtur me armë në drejtim të gomave të automjetit.

Gjithashtu burime të KALLXO.com kanë treguar se është organizuar edhe operacioni “rrethi i çeliktë” për kapjen e të dyshuarve.

Kjo është foto nga vendi i ngjarjes e siguruar nga KALLXO.com:

 

ETIKETA

11 Qershor 2019 - 23:38

Adelina Ahmeti 11/06/2019 - 23:38
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend