Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Policia shqipton 1,059 tiketa të trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Trafikut ka shqiptuar 1 mijë e 59 tiketa të trafikut. Tiketat janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Gjatë të njëjtës periudhë, Policia e Kosovës thotë se janë regjistruar 33 aksidente në gjithë Kosovën, prej tyre 13 ishin aksidente më të lënduar.

Policia e Kosovës thotë se nuk kishte asnjë aksident me fatalitet.