Policia e Shtetit- Tirane- Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Policia shqiptare arreston 10 persona për tregti me narkotikë

Policia e Shtetit në kuadër të një operacioni për rreth tetë muaj ka arrestuar 120 persona dhe ka konfiskuar mbi 10 milion euro.

Policia e Shtetit me anë të një operacioni gjatë ditës së sotme ka identifikuar dhe arrestuar dhjetë persona me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj para gazetarëve ka thënë se pas një hetimi shtatë mujorë  me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Tiranë, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” kanë finalizuan operacionin e koduar “Porosia e natës”, duke ekzekutuar masat arrest me burg për dhjetë persona.

53 vjeçari me inicialet Sh. Sh, 48 vjeçari E.V, 30 vjeçari E. F, 47 vjeçari Y. G sipas policisë, nën drejtimin dhe organizimin e 53 vjeçarit Sh.Sh, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.

Policia në cilësinë e provave ka sekuestruar, përzierës për lëndën narkotike, doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, telefona celular, 3 automjete, një sasi lekësh dhe eurosh.

Gjithashtu në funksion të këtij operacioni janë arrestuar më parë edhe shtetasit K. K, A. Zh, T. N, J, B, F. A.

Materialet proceduriale i janë referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.