Arkiv - Remzi Shala para Gjykatës - 24.05.2019

Policia shkoi t`ia arrestoj djalin, e arrestoi edhe Remzi Shalën

Ish-ushtari i UÇK-së, komandant “Molla e Kuqe”, – Remzi Shala është arrestuar sot në mëngjes nga Policia në shtëpinë e tij. Kështu ka deklaruar gjykatësja e krimeve të rënda në Gjykatën e Prizrenit Raima Elezi.

Ajo ka treguar se policia kanë qenë duke e zbatuar një urdhër arrest për djalin e Remzi Shalës, por gjatë zbatimit të urdhër arrestit kanë hasur edhe në Remzi Shalën i cili po ashtu kërkohej më urdhër arrest nga e njëjta Gjykatë.

“Sot në ora 08:00 jam njoftuar nga Policia se është zbatuar urdhëresë ndaj djalit të akuzuarit për një vepër tjetër penale. Dhe gjatë zbatimit të urdhëresës Policia ka gjetur se edhe Remzi Shala gjendej në shtëpinë e tij”, ka deklaru gjykatësja Elezi.

Remzi Shala, i ftuari nga Gjykata Speciale është sjellë në Gjykatën e Prizrenit, pasi u arrestua lidhur me rastin ku është i akuzuar për vrasjen e Haxhi Përteshit në vitin 1998.

Shala – njohur me nofkën ‘Molla e kuqe’ u arrestua tre muaj pasi Gjykata e Prizrenit kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar

Lidhur me arrestimin e Shalës është deklaruar edhe avokati i tij Natal Bullakaj.

“Unë e kam revokuar autorizimin për përfaqësim të tij mirëpo Gjykata Themelore më ka thirrur, nuk kam informacion tjetër përpos se seanca do të mbahet seanca në orën 14:00”, tha Bullakaj për KALLXO.com.

Deri tek ky vendim ka ardhur pasi që Shala kishte munguar në seancën e 9 janarit në Gjykatën Themelore Prizren në gjykimin rreth vrasjes së Haxhi Perteshit në vitin 1998, raporton Kallxo.com.

Shala është njëri nga të ftuarit e Gjykatës Speciale. Ai parashihej të intervistohej më datë 17 janar të këtij viti por nuk i është përgjigjur Gjykatës në atë datë.

KALLXO.com do t’ju mbajë të informuar gjatë ditës në lidhje me këtë seancë.