Policia Shkel Rregullat (VIDEO)

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com për një rast ku shihen zyrtarët policorë duke vozitur në shkelje të rregullave të komunikacionit.

Rasti i xhiruar në rrugën Prishtinë – Podujevë tregon veturën e policisë duke tejkaluar në vijë të plotë me shpejtësi më të madhe se që është e lejuar.