Foto: Ilustrim

Policia sekuestroi 48 kilogramë drogë në kufirin Kosovë - Shqipëri

Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 48 kg drogë e llojit marihuanë. gjatë një kontrollimi në hyrje të pikës kufitare ‘Qafa e Morinës’.

Sipas policisë, i dyshuari është shtetas i Shqiperisë.

“Policia Kufitare sipas procedurave të punës, gjatë regjistrimit të personit në fjalë në sistemin verifikimit të personave, ka vënë re disa lëvizje të dyshimta të tij, me ç’rast i njëjti është futur në vijën e dytë të kontrollit, dhe gjatë kontrollimit  në bagazhin e të njëjtit janë gjetur 7 (shtatë) thasë me narkotikë të dyshuar të llojit marihuanë”, thuhet një njoftim të PK-së.

Më tutje sipas policisë, pas gjetjes së kësaj automjeti i të dyshuarit i është nënshtruar një kontrolli të detajuar, kontroll në të cilën kanë asistuar Policia Shqiptare dhe Dogana e Kosovës dhe  e shtetit Shqiptar.

Ndërkaq bëhet e ditur së në vendngjarje përveç njësive relevante të Policisë së Kosovës si ajo ‘Antidrogë’ dhe njësia ‘K9’ ka dalë edhe prokurori kujdestar me vendim të të cilit, personi i dyshuari dërgohet në mbajtje.