Policia prezanton provat e sekuestruara gjatë bastisjeve të sotme për fajde dhe disa raste të grabitjeve

Drejtoria për hetimin e krimeve të organizuara, sot ka ndërmarrë operacionin e koduar, në të cilin janë arrestuar 5 të dyshuar, janë kontrolluar shtëpi e lokale të të dyshuarve. Kështu tha në konferencën e jashtëzakonshme për media të Policisë së Kosovës, Nënkolonel Rexhep Fetahu.

“Operacioni është zhvilluar në 11 lokacione. Dy persona janë në kërkim. Në këtë rast janë konfiskuar, 16 mijë euro, pesë vetura, llap-topë dhe mjete të tjera me të cilat janë kryer veprat penale. Kemi dy dvr, 12 fishekë, 4 shtëpiza kompjuteri, katër aparate, janë sekuestruar edhe dokumente të tjera. Të dyshuarit e cekur janë në mbajtje dhe ne do të vazhdojmë me hetimet tutje”, tha nënkolonel Fetahu.

 

Po ashtu në konferencën e jashtëzakonshme policia ka dhënë detaje edhe për operacione tjera të që kanë të bëjnë me grabitjet.

Toger Ekrem Koliqi, nga Drejtoria e Hetimeve rajonale e Prishtinës tha se e ka pranuar me shqetësim çdo raportim për grabitjet.

“Drejtoria e Prishtinës ka arrestuar 34 persona. Këta persona janë të dyshuar për një apo më shumë raste të grabitjeve. Sot në orët e hershme të mëngjesit kemi arritur që të arrestojnë dy persona të cilët kanë grabitur një pompe derivatesh në komunën e Drenasit. Për këtë rast kemi edhe një të dyshuar që gjendet në arrati, ai është i njohur për policinë. Gjatë bastisjeve të shtëpive të tyre kemi arrit me sekuestru, dy armë – pushkë gjuetie, doreza dhe mjete të tjera”, tha Toger Koliqi.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha se referuar këtyre rasteve, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarr masa konkrete për të parandaluar grabitjet të cilat janë shqetësuese për Policinë.

“Është arritur që të identifikohen edhe persona të tjerë të përfshirë në grabitje. Në këto raste po punohet intensivisht pasi që kemi zyrtarë policorë të cilët për Policinë e Kosovës njihen tri kategori njerëzish: Të dyshuar, viktima dhe dëshmitar”, tha Kelani.

Ai ka treguar se Inicialet e të dyshuarve që janë arrestuar sot në aksionin e policisë janë: D.B., Rr.B., I.S., L.B., M.G.

Ndërkohë edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar opinionin se sipas kërkesës së kësaj Prokurorie, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, më 20 dhjetor 2018, kanë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” nga neni 343 i KPRK-së, “detyrimi” nga neni 340 i KPRK-së, dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së.

“Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin. Po ashtu, pasi ta kemi raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

https://kallxo.com/prokuroria-arreston-pese-persona-dy-ne-arrati-per-fajde-e-krim-te-organizuar/

 

https://kallxo.com/djali-i-sabit-gecit-ne-arrati/

 

https://kallxo.com/prokuroria-speciale-djali-i-sabit-gecit-i-dyshuar-per-fajde/

 

https://kallxo.com/bastisja-afer-shtepise-se-gecit-per-fajde/

 

.