Policia po i kërkon këta tre të dyshuar (FOTO)

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se është në kërkim të tre personave të dyshuar për grabitje.

“Bazuar në rezultatet e hetimeve që po zhvillon policia, pasi që ka identifikuar i ka futur në kërkim policor tre të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen”, njofton Policia.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit që janë në kërkim konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe  aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.

Policia ka kërkuar bashkëpunim për të lokalizuar vendndodhjen e këtyre personave të dyshuar:

Kastriot Shala nga fshati  Trudë në Prishtinë.

Ridvan Ademi nga fshati  Dobratin i Podujevës:

dhe, Leutrim Latifi nga Prishtina

“Për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia përmes një komunikate njofton se operacioni i djeshëm lidhur me arrestimin e të dyshuarve për grabitjet e ndodhura në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve;  Xh.Sh. 50 vjeç, F.G.  42 vjeç, L.Sh. 21 vjeç, I. A. 20 vjeç, A.H. 35 vjeç, si dhe F.C. 27 vjeç, të gjithë të gjinisë mashkullore dhe të gjithë shtetas të Kosovës.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.