Kontroll i autobusëve nga Policia - Foto: KALLXO.com

Policia: Numri më i madh i gjobave janë për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës gjatë vitit 2018 ka shqiptuar gjithsej 400 mijë e 95  gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Përmes një komunikate PK ka njoftuar se numri më i madh i gjobave të shqiptuara për kundërvajtje janë për tejkalim të shpejtësisë,  170400 kundërvajtje.

Po ashtu 6 mijë e 485 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, 1 mijë e 824 gjoba janë shqiptuar për mos respektim të dritës së kuqe (semaforit), 11 mijë 883 kundërvajtje, për kalim të afatit të regjistrimit të mjetit ndërsa nga këto gjoba janë inkasuar afro 8.5 milionë euro apo 140 për qind më shumë krahasuar me vitin 2017.

Pavarësisht gjobave të shqiptuara policia në komunikatë ka thënë se vetëm gjatë këtij viti (2019) nga janari deri tani (17.03.2019) ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër aksidente trafiku.