Policia nuk i Di Shkaqet e Zjarrit në UP

Pasi zjarri përfshiu fasadën e ndërtesës së Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të UP-së, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti ka thënë për rtv21.tv se nuk ka të lënduar nga ky zjarr.

Ahmeti gjithashtu deklaroi se është ende herët të dihen arsyet e shpërthimit të këtij zjarri.

Ahmeti tregoi se ekipet policore po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij zjarri/21Media.