Arrestimi i të dyshuarve në Shkodër për grabitjen e argjendarisë- Foto: Facebook

Policia në Shkodër Kap Hajnat e Argjendarisë

Policia në Shkodër pas një pune hetimore ka identifikuar dhe ka ndaluar dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë autor të një grabitje në një  argjendari.

23 vjeçari me inicialet F. V dhe 28 vjeçari me inicialet I. F të dy nga Shkodra, janë arrestuar për ngjarjen e ndodhur më 3 shkurt të këtij viti në një lagje të Shkodrës më saktësisht në një argjendari.

Arrestimi i 23 vjeçarit është bërë pasi dyshohet si autor i grabitjes së argjendarisë, i cili me veturën e tij, ka goditur qepenin e argjendarisë ndërsa nga aty, ka marrë disa sende floriri dhe më pas është larguar duke braktisur automjetin.

Ndërsa 21 vjeçari, u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur 23 vjeçarin, për t’u larguar së bashku nga vendngjarja, pas grabitjes.

Në cilësinë e provave është sekuestruar automjeti i të dyshuarit i cili është përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, si dhe një orë dore floriri e cila rezulton e vjedhur në argjendari.

Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Shkodër ku më pas rasti është hapur si vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe shkatërrim i pronës.