Policia në Pejë kap 26 kg drogë në një veturë

Tetë thasë me drogë janë gjetur dje në një veturë në një fshat të Istogut.

Patrulla e Stacionit Policor të Istogut, dje ka identifikuar një veturë të dyshuar), ku të njëjtën ka arritur ta ndalojë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë hasur tetë thasë të mbështjellë në të cilët dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit V.K., 29 vjeçar, dhe D.S., 24 vjeçar janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Policia ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike të dyshuar si marihuanë në sasi prej 26 kg e 371.3 gramë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për këtë rast.

 

https://kallxo.com/policia-kap-8-thase-me-droge-ne-istog/

.