Ilustrim

Policia në Mitrovicë konfiskon armë dhe arreston dy persona

Dy persona janë arrestuar dhe dy armë janë konfiskuar në 24 orët e fundit nga policia në rajonin e Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se mbrëmë ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në Skenderaj.

Policia në vendin e ngjarjes kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.G, 18 vjeçar,  i cili dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar, nga i cili është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

Policia ka njoftuar se armën e dytë e ka konfiskuar gjatë ditës së sotme në rajonin e Vushtrrisë.

“Është realizuar një bastisje, me ç ‘rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë. Në cilësi të dyshuarit është intervistuar B. B, 53 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt, por ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim i armës’.