Policia në Gjilan arreston brenda natës të dyshuarit për vjedhjen në 'Western Union'

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Rajonit të Gjilanit për vjedhje të rendë.

Me anë të një njoftimi, policia ka sqaruar se sot pak pas mesnatës, kanë pranuar një informacion për një vjedhje në filialen “Western Union” ku kanë marrë një sasi të parave të metalta nga kasa e bankës.

Sipas policisë dy të dyshuarit, një grua dhe një burrë kanë hapur me forcë derën e filiales së “Western Unionit” në Gjilan.

“Të dyshuarit janë intervistuar, në prani të avokatëve mbrojtës nga hetues policor. Janë gjetur prova të qëndrueshme se këta të dyshuar si grup dyshohet të jen të involvuar edhe në raste tjera të veprave penale si “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rënda””, ka thënë policia.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë ndërsa rasti për hetim te mëtutjeshëm procedohet në njësinë e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit.