Foto: Atul Loke/Getty Images/CNN

Policia: Mbi 70 të arrestuar në Sri Lanka që nga sulmet e së dielës

Më shumë se 70 të dyshuar janë arrestuar në të gjithë vendin që nga e diela kur ndodhën sulmet vetëvrasëse në Sri Lanka, ku mbetëm rreth 300 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur, raporton CNN.

Këtë e ka thënë për CNN, zëdhënësi i Policisë së Sri Lankas, Ruwan Gunasekera.

Ai tha se të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin për terrorizëm, për ndihmë, inkurajim dhe komplot për të kryer terrorizëm.

Ai gjithashtu ka thënë për CNN se katër rastet më serioze janë në paraburgim në Departamentin e Hetimeve të Terrorizmit (TID). 33 të dyshuar të tjerë janë në paraburgim në Departamentin e Hetimeve Penale (CID). Të dyshuarit e tjerë po mbahen nga Policia lokale.

Shumica e të dyshuarve u arrestuan në Colombo, katër prej të cilëve janë gra. Të gjithë të dyshuarit janë nga Sri Lanka dhe shumica janë anëtarë të familjes dhe miq të sulmuesve vetëvrasës.