Policia Konfiskon Sasi të Madhe të Drogës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksion të gjerë të zhvilluar në rajonin e Ferizajt, ka konfiskuar rreth 135 kilogramë narkotikë.

Në një konferencë për shtyp, zyrtarë të lartë të policisë thanë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, dy prej të dilëve janë ndalur si të dyshuar.

Arrestimi është bërë në rrugën Gjilan- Ferizaj, në fshatin Bibaj.

Policia tha se droga kishte ardhur në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa destinacioni ishte Zvicra.

Të dyshuarit janë nga komuna e Vitisë.