Ilustrim

Policia Konfiskon 13 Kilogramë Narkotikë

Në dy operacione të ndara policia ka arritur që të konfiskojë një sasi të lëndëve narkotike prej 13 kilogramësh dhe të arrestojë tre persona-18 vjeçin me inicialet O. S, 16 vjeçin me inicialet B. H dhe 44 vjeçin me inicialet S. S  të dyshuar lidhur me rastin.

Aksioni policor ishte zhvilluar gjatë ditës së djeshme në dy lokacione të ndara.

Në rastin e parë pas një  hetimi të realizuar nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë janë bastisur dy lokacione në Prishtinë, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithsej 4 kilogramë e  gjysmë lëndë narkotike, 4 telefona dhe 113 euro.

Me këtë rast është bërë arrestimi i tre personave të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në rastin e dytë pas marrjes së informatave se një person merrej me shitblerje të narkotikëve, me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, është bërë kontrolli i një shtëpie në Prishtinë, ku janë gjetur dhe konfiskuar 11 paketime të mbushura me substancë të  dyshuar  narkotike të  llojit marijuanë me peshë 9 kilogramë e 374.1 gramë.

Identiteti i personit të dyshuar është i njohur për policinë dhe njësitë relevante policore janë në kërkim dhe hetim të mëtutjeshëm të rastit.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të konfiskimit të narkotikëve.

http://kallxo.com/policia-kap-mbi-300-kilograme-droge/

http://kallxo.com/policia-kap-mbi-300-kilograme-droge/

Edhe në Rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë” shpesh u shfaqën pamje të aksioneve kundër drogës.

http://kallxo.com/fundi-rrjetit-te-droges-shqiperi-kosove-serbi/

http://kallxo.com/aksioni-arrestimi-policit-per-transport-marijuane/

http://kallxo.com/aksioni-policia-ndalon-veturen-ne-te-cilen-gjen-narkotik/