Ilustrim - Foto, Policia e Kosovës

Policia konfiskoi rreth 11 kg drogë në Skenderaj

Pesë persona janë arrestuar nga ana e policisë për shkak se tek të njëjtit janë konfiskuar dhjetë kilogram marihuanë.

63 vjeçari me inicialet A. L., 26 vjeçari me inicialet K. L., 33 vjeçari me inicialet G. J., 24 vjeçari me inicialet E. L. dhe 35 vjeçari me inicialet E. M. janë arrestuar nën dyshimin se kanë qenë pjesë e grupit për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një pune hetimore, gjatë ditës së djeshme në Skenderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 10 kilogram e 835 gramë.

Si prova materiale janë konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë.

Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.