Ilustrim

Policia konfiskoi 0.50 gramë marihuanë dhe një grinder

Policia e Kosovës dje në rrugën “Ismet Jashari”, Prizren, ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar 0.50 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një grinder.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.