Policia Konfirmon: Dy Burra e Dy Gra të Vdekur në Aksident

Aksidenti ka ndodhur te rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës kur një veturë me tabela të Gjermanisë ka rënë nga ura në këtë rrethrrotullim.

“Mbrëmë më 28.07.2017, pas mesnate (ora 00:57), është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë, rruga magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.  Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona 2 meshkuj dhe 2 femra kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor”, tha zëdhdnësi i Policisë, Daut Hoxha.

Zëdhdnësi tha se njësitet relevante janë duke hetuar rastin.

“Megjithëse pandërprerë Policia e Kosovës ka apeluar dhe apelon posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, rastet e tilla vazhdojnë të jenë shqetësuese”, tha Hoxha.

http://kallxo.com/aksident-rende-vetura-bie-nga-ura-dy-te-vdekur/