Foto: Ilustrim

Policia kap të miturit për vjedhje në Termocentral

Policia ka arrestuar dy të mitur nën dyshimin se kanë kryer një vjedhje në Termocentralin “Kosova A” në Obiliq.

Sipas raportit ditor të policisë, orët e mbrëmjes së kaluar katër persona janë vërejtur se janë duke kryer një vjedhje.

Pas intervenimit të policisë janë zënë dhe janë arrestuar dy të dyshuar te mitur, kurse dy të dyshuar të tjerë të identifikuar nga policia janë në arrati.

Policia ka raportuar se janë vjedhur kabllo të rrymës të cilat janë sekuestruar nga policia.

Pas intervistimit të dy personave të dyshuar, në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe me vendimin e prokurorit dy të arrestuarit janë liruar nga stacioni policor.