Policia: Ka të lënduar në aksidentin në Vushtrri

Policia e Kosovës ka dhënë informacione rreth aksidentit që ka ndodhur rreth një orë më parë në Vushtrri.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

“Në aksident janë të përfshira dy vetura dhe janë lënduar dy persona”, tha Avni Zahiti për KALLXO.com.

Zëdhënësi i Policisë ka treguar se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF nw Vushtrri.

KALLXO.com raportoi më herët për këtë aksident në të cilin shiheshin dy vetura të dëmtuara.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes.