Foto: Ilustrim

Policia jep detaje rreth përleshjes në Rogovë

Policia e Gjakovës ka konfirmuar incidentin që ka ndodhur sot në fshatin Rogovë, për të cilin raportoi pak më parë KALLXO.com.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, sot rreth orës 12:10, stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion për një rast me të shtëna me armë zjarri në fshatin Rogovë.

“Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima e rastit kishte  pësuar lëndime trupore, i njëjti ishte sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar, të cilët njëkohësisht kanë shtënë me armë në ajër dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësja Podrimaj për KALLXO.com.

Policia pas marrjes së informacioneve dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre nga personat e dyshuar ndërsa një prej tyre është në arrati.

Po ashtu, Policia ka konfiskuar edhe armën që dyshohet se është përdorur në rast.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të të cilit personat e arrestuar mbahen në ndalim policor.

KALLXO.com raportoi pak më parë për këtë rast.

https://kallxo.com/perleshje-ne-pazar-te-rogoves-gjuajtje-edhe-me-arme/

www.kallxo.com