Policia jep detaje rreth aksidentit në rrugën Skenderaj- Drenas

Policia e Rajonit të Mitrovicës Jugore ka dhënë detaje rreth aksidentit që ka ndodhur sot në rrugën Skenderaj-Drenas, për të cilin raportoi KALLXO.com.

Aksidentin me të lënduar, që ndodhi në fshatin Polac, e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Zëdhënësi i Policisë tha për KALLXO.com se në këtë aksident lëndime ka pësuar shoferi i veturës së aksidentuar.

Sipas Zahitit, i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.

“Bëhet fjalë për aksident me lëndime, drejtuesi i një veture ka humbë kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Në këtë aksident, sipas një qytetari që ka dërguar foto në adresë të KALLXO.com, është parë një veturë “Golf 3” e dëmtuar rëndë.

https://kallxo.com/foto-aksident-i-rende-ne-rrugen-skenderaj-drenas/

www.kallxo.com