Policia jep detaje rreth aksidentit në rrugën Gjilan- Ferizaj

Policia e Gjilanit ka dhënë detaje rreth aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 13 :30 në rrugën Gjilan-Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për KALLXO.com se një person ka shkaktuar vetaksident.

“Është raportuar për një vetaksident në Budrigë. Vetaksidenti është raportuar vetëm me lëndime të lehta dhe janë shkaktuar dëme materiale në veturë”, tha Hashani për KALLXO.com.

Për këtë aksident KALLXO.com raportoi pak minuta më parë.

https://kallxo.com/foto-rrokulliset-nje-veture-ne-rrugen-gjilan-ferizaj/

Një qytetar ka dërguar foto në KALLXO.com, në të cilat shihet një veturë e rrokullisur në zonën e fshatit Budrigë.