Foto: Kallxo.com

Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu dy shtëpi në Prishtinë

Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Nga ky zjarr nuk ka mbetur asnjë person i lënduar.

Kështu tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti – Haziraj.

Zëdhënësja tha se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të gjitha njësitet e nevojshme.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një rast zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit. Nga zjarri janë përfshirë dy shtëpi, nuk ka persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve ndërkohë që njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti – Haziraj.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar video, rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

https://kallxo.com/video-digjet-nje-shtepi-ne-prishtine-2/

www.kallxo.com