Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për zjarrin në ‘Rrugën B’

Një zjarr është raportuar të ketë shpërthyer sonte në “Rrugën B”, në kryeqytet.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

Sipas Policisë, zjarri ka ardhur si pasojë e njehsorëve të rrymës elektrike.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për KALLXO.com se nuk ka asnjë të lënduar në këtë rast.

“Dy njehsorë elektrikë janë përfshirë nga flaka. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar as rrezik të metejmë”, tha Borovci.