Foto: Ilustrim

Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Smolicë të Gjakovës

Policia e Rajonit të Gjakovës ka dhënë detaje rreth rastit të vrasjes që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Smolicë të Gjakovës.

“Sot rreth orës 8:00, Stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion për një rast në fshatin Smolicë të komunës së Gjakovës. Patrullat policore me të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi një person ka humbur jetën”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Rrethanat dhe motivin e vrasjes po vazhdojë t’i hetojë Policia.

“Së shpejti do të dalim me informata shtesë lidhur me rastin”, tha Podrimaj për KALLXO.com.

Kallxo.com raportoi për vrasjen që ndodhi sot në mëngjes.

https://kallxo.com/nje-i-vrare-nga-shperthimi-ne-gjakove/

Kallxo.com