Policia jep detaje për trupin e pajetë të gjetur në Klinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për një trup të pajetë të gjetur sot paradite në një fshat të Klinës.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, tha për KALLXO.com se viktima është një 59 vjeçar, me inicialet M.Gj., i gjetur i vdekur në fshatin Pogragjë të Klinës.

“Është gjetur një viktimë pa shenja jete. Viktima është i lindur në vitin 1959. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe me urdhër te prokurorit viktima është dërguar për obduksion”, tha Rugova.

KALLXO.com kishte raportuar më herët gjatë ditës për këtë rast.

https://kallxo.com/gjendet-nje-trup-i-pajete-ne-kline/