Policia jep detaje për të dyshuarin që u kap me drogë në Prizren

Një person është arrestuar dje nga Policia në Prizren për posedim të substancave narkotike.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Sektori i Prizrenit, pas hetimeve preliminare, ka arritur të grumbullojë të dhëna të besueshme se një person i dyshuar, në shtëpinë e tij, posedon substanca narkotike të llojit marihuanë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Prizren, me asistim nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, është bërë kontrollimi i  shtëpisë dhe objekteve  përcjellëse pronë e të dyshuarit.

“Gjate kontrollimit nën kulm të shtëpisë është gjetur  dhe sekuestruar katër paketime me substancë të dyshuar për narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth pesë kilogram e  260 gram”, njofton policia.

I dyshuari A.G, 35 vjeçar është  dërguar në ndalim policor për 48 orë.

KALLXO.com ka raportuar sot për arrestimin e personit të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

https://kallxo.com/prizrenasi-arrestohet-per-posedim-te-narkotikeve/