Mitrovica e Veriut. Foto: Atdhe Mulla

Policia jep detaje për shpërthimin në Mitrovicë të Veriut

Një lokal privat i cili shërben si klub fitnesi duket të ketë qenë cak i sulmit me mjet shpërthyes në Mitrovicë të Veriut sot në orët e hershme të mëngjesit.

Policia thotë se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit.

Lajmin e ka bërë të ditur për Kallxo.com zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti.

“Shpërthimi ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit. Janë thyer xhamat e një lokali që ka qenë në afërsi dhe një veturë është dëmtuar si pasojë e shpërndarjes së copëzave të mjetit shpërthyes. Është me rëndësi që nuk ka pasur të lënduar”, Besim Hoti për Kallxo.com

Hoti ka shtuar se nuk është arrestuar askush dhe se këto janë informacionet e para që kanë në lidhje me rastin.