Ilustrim

Policia jep detaje për shpërthimin në deponë e karburanteve

Shpërthimi në deponë e karburanteve në fshatin Miradi e Epërme, ku mbetën të lënduar katër persona, ka ndodhur gjatë kohës sa punëtorët kanë qenë duke pastruar rezervuarin.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Është konstatuar që deri sa ishte duke u bërë pastrimi i rezervuarit ka ndodhur shpërthimi. Katër persona kanë mbetur të lënduar por ende nuk kemi informacione për gjendjen e tyre”, ka thënë Borovci për KALLXO.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe prokurori kujdestar Rexhep Maqedonci, i cili ka thënë se për detaje rreth shkaktimit të shpërthimit do të njoftoheni me kohë.