Policia jep detaje për plagosjen që ka ndodhur dje në Prishtinë

Një person është plagosur mbrëmë më armë zjarri në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se viktima për shkaqe ende të panjohura është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i dyshuar.

Personi i dyshuar për këtë rast sipas Policisë gjendet ende në arrati, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ku pas tretmanit është liruar në shtëpi.

Policia ka njoftuar se në vendin ku ka ndodhur plagosja janë gjetur dhe janë konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë e armës së zjarrit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për rastin.

25 Prill 2019 - 10:38

Afërdita Fejzullahu 25/04/2019 - 10:38
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend