Policia jep detaje për plagosjen në lagjen Dardania në Prishtinë

Rreth orës 15:00, Policia njofton se ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit): M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, njofton Policia.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole).

“Personat e arrestuar: Sh. C. mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, L. K. mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Xh. B. mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt A.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë, ku bëhet e ditur se aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

Prishtinë – Plagosje me armë në lagjen Dardania – FOTO

.

17 Maj 2019 - 16:21

Afërdita Fejzullahu 17/05/2019 - 16:21
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend