Ilustrim nga festivali i "Beerfest" viteve te kaluara, Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për plagosjen në Festivalin e Birrës

Mbrëmë  një person është plagosur me thikë gjatë një incidenti që ka ndodhur gjatë mbajtjes së Festivalit të Birrës dhe Verës në Prishtinë.

Policia ka njoftuar sot se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ku një person është therur me thikë ndërsa një tjetër është gërvishtur.

Sipas policisë, viktima është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur, ku si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Po ashtu, dëshmitari i këtij rasti, duke tentuar që të mbrojë viktimë është gërvishtur në dorë aksidentalisht.

Policia ka njoftuar se janë duke e hetuar rastin.