Foto: Kallxo.com

Policia jep detaje për operacionin kundër lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka folur sot pasdite në një konferencë për shtyp për një operacion të gjerë kontrolli ndaj lojërave të fatit.

Gjahu i policisë kundër këtyre lojërave është intensifikuar ditëve të fundit pasi në dy raste të ndara, një në Suharekë dhe një tjetër në Lipjan, dy persona mbetën të vrarë në objekte të lojërave të fatit.

Agron Nezaj, Drejtor i Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, tha se deri tani, Policia dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë mbyllur 35 lokale të lojërave të fatit dhe kanë konfiskuar 118 aparate të këtyre lojërave.

“Policia  e Kosovës në fund të vitit 2018 ka bërë inicimin e hetimit rreth lojërave të fatit. Si rezultat i hetimeve Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në ka realizuar një operacion ne shkallë vendi”, tha Nezaj.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 65 lokacione në Prishtinë, 22 në Mitrovicë të Jugut, 21 në Mitrovicë të Veriut, 25 në Pejë, 12 në Gjakovë, 31 në Ferizaj  dhe 37 në.

Operacioni është ende duke vazhduar.