Ilustrim

Policia jep detaje për dy të arrestuarit që dyshohet se kërcënuan drejtorin e KEK-ut

B.B. 24 vjeçar, dhe J.K. 29 vjeçar, janë arrestuar nga Policia nën dyshimet se kanë kërcënuar drejtorin e KEK-ut Njazi Thaçin.

Lajmin se dy të dyshuar janë arrestuar për kërcënimin e Drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se të arrestuarit janë B.B. 24 vjeçar, dhe J.K. 29 vjeçar.

“Lidhur me rastin e kanosjes që mbrëmë rreth orës 18:00 është  hapur në stacionin policor Qendra në Prishtine, ku nga persona te dyshuar është kanosur ankuesi N.Th., sot janë arrestuar dy persona te dyshuar : B.B  mashkull 24 vjeç dhe J.K. mashkull 29 vjeç” tha Ahmeti për KALLXO.com

Ajo bëri të ditur se të dy me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti për të dy të arrestuarit e ka konfirmuar zëvendës-kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha për KALLXO.com

https://kallxo.com/dy-te-arrestuar-per-kercenimin-ndaj-drejtorit-te-kek-ut-njazi-thaci/